×
  • Sport
  • Sport

    O me hatër, o me zor: Dorëzohen moldavët, tani pranojnë të luajnë në Fadil Vokrri

    Reporteri
    21 Gusht 2020 | 10:38

    Kishte bërë bujë deklarata e përzgjedhësit të Moldavisë, Engin Firat, e dhënë menjëherë pas shortit të Ligës së Kombeve të UEFA-s, më 3 mars të këtij viti.


    “Ne nuk mund të luajmë në Kosovë, e Kosova nuk mund të luajë në Moldavi”, kishte thënë Firat lidhur me qëndrimin e Moldavisë për të mos e njohur shtetin e Kosovës.

    Kosova e Moldavia janë në një grup në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Fjalët e turkut Firat ishin qëndrim zyrtar i Federatës së Futbollit të Moldavisë.

    Pasi Moldavia nuk njeh Kosovën dhe pasaportat e saj, federata moldave ka vendosur që ndeshjen ndaj Kosovës ta organizojë në Parma të Italisë. Kjo ndeshje luhet më 3 shtator, në hapje të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

    Stadium: Fadil Vokrri Stadium - KosovoMoldavët për disa muaj kanë pretenduar që edhe ndeshjen në të cilën Kosova është vendas ta luajnë në territor neutral. Por kjo, për fat të mirë, nuk është në dorën e tyre.

    “Ndeshja ndaj Kosovës do të luhet në Itali. Federata e Futbollit të Moldavisë ka marrë këtë vendim pasi dy shtetet, Moldavia e Kosova, nuk kanë ndërtuar marrëdhënie diplomatike. Të dy ndeshjet e kësaj vjeshte në mes të Moldavisë dhe Kosovës do të luhen në terren neutral, në vende që kanë njohur si Moldavinë, ashtu edhe Kosovën”, thuhet në një njoftim të Federatës së Futbollit të Moldavisë të 8 korrikut.

    Në Federatën e Futbollit të Kosovës prej fillimit kanë thënë se ndeshja Kosovë – Moldavi do të luhet vetëm në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Dhe këtë tashmë po e pranojnë edhe moldavët. Ndeshja Kosovë – Moldavi luhet më 18 nëntor.

    “Ashtu siç dihet tashmë, ndeshja Kosovë – Moldavi do të luhet në Prishtinë”, ka thënë të enjten në një përgjigje me shkrim për KOHËN zëdhënësi i federatës moldave, Victor Daghi.

    Politics in Play in Row over Location of New Kosovo Stadium ...Moldavia tashmë ka shpallur listën për ndeshjen me Kosovën. Kosova pritet ta shpallë javën tjetër.

    Ka pasur dilema nëse do të luhet edicioni i dytë i Ligës së Kombeve të UEFA-s për shkak të situatës me COVID-19 dhe sfidave për të udhëtuar. Por, UEFA e ka bërë të qartë se gara do të zhvillohet, por që ndeshjet do të luhen pa shikues.

    Kosova më 6 shtator e pret Greqinë në “Fadil Vokrri”. Më 11 tetor e pret edhe Slloveninë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!