×
  • Sport
  • Sport

    Sulmuesi i frikshëm është dëshira e parë e Ronald Koemanit te Barcelona

    Reporteri
    21 Gusht 2020 | 11:46

    Ronald Koeman është i interesuar për ta sjellur në Camp Nou sulmuesin e Lyonit, Memphis Depayn


    Depay që ka qenë nën urdhërat e Koemanit edhe te Kombëtarja e Holandës është shumë i pëlqyer nga ana e trajnerit të ri të Barçës, shkruan Reporteri.net

    26 vjeçari është njëri nga lojtarët kyç të Lyonit dhe sipas mediave në Spanjë kjo është edhe dëshira e parë e Koemanit te Barcelona.

    Tekniku holandez po mundohet ta ndërtojë një skuadër sa më të fortë, pasi nga edicioni i ri rrezikon ta humbet Leo Messin, i cili sipas gjasave do të largohet nga Camp Nou. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!