Fituesi i Kupës së Kosovës në futboll, FC Prishtina, ka shkuar në Gjibraltar për herë të dytë brenda pak ditësh.
Lajmi për zbarkimin në shtetin e vogël të Gjibraltarit, për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori sportiv i ekipit, Grenit Begolli.
“Po, skuadra ka arritur në Gjibraltar dhe më të hyrë atje janë testuar për COVID-19”, deklaroi shkurtimisht ai.
Kujtojmë se Prishtina do të luajë nesër ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Lincoln Red Imps në kuadër të Ligës së Evropës, në rast se gjithë futbollistët e grumbulluar rezultojnë negativ ndaj testit për koronavirus, shkak ky që bëri që para pak ditësh kjo ndeshje të shtyhej për të shtunën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.