×
  • Lajme
  • Botë

    Mori pjesë në një tubim me 80 persona, dorëhiqet ministri irlandez

    Reporteri
    21 Gusht 2020 | 13:39

    Ministri i Bujqësisë së Irlandës, Dara Calleary, ka dhënë dorëheqje pasi mori pjesë në një ngjarje me 80 persona, një ditë pasi qeveria deklaroi se ndalohen tubimet në ambiente të mbyllura.


    Calleary kishte marrë pjesë në një darkë të organizuar nga klubi i golfit të parlamentit irlandez.

    Kryeministri irlandez ka thënë se kjo nuk do të duhej të mbahej ashtu siç u mbajt, pas masave të reja të qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit, raporton BBC.

    Ngjarja tashmë është nën hetim për shkelje të mundshme të masave anti-COVID-19, transmeton KOHA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!