Presidenti i Turqisë Reçep Tayyib Erdogan iu drejtua sot popullit turk duke dhënë lajmin se kanë zbuluar sasi të mëdha gazi në hapësirën detare i përket Turqisë në detin e Zi.
“Sot është një ditë historike”, tha Erdogan teksa dha lajmin se anija kërkuese “Fatih” ka gjetur një rezervë gazi prej 320 miliard metër kub në detin e Zi.
Siç bën me dije “Hurriyet“, anija në fjalë kishte filluar kërkimin që më datë 20 korrik, ndërsa ka hasur në rezervën e gazit pak ditë më parë, kur edhe Erdogan njoftoi se do të jepte një lajm të madh për popullin turk duke mos dhënë detaje të tjera fillimisht.
Presidenti turk tha se sasia e gjetur e gazit është shumë e madhe dhe mund t’i shërbejë vendit për disa dekada.
Ndërkohë, në mediat opozitare turke ky lajm është komentuar si zhvillim të shërbim të fushatës në Turqi, e cila sipas tyre pritet të shkojë në zgjedhje të reja gjatë muajve në vijim.
Gjetja e rezervave të naftës dhe gazit ka qenë një ëndërr e hershme e turqve, ndërsa kërkimet kishin nisur që në periudhën e Perandorisë Osmane, por pa rezultat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.