Spitali Siberian që po trajton Alexey Navalny, këtë të premte hodhi poshtë pretendimet që lideri i opozitës ruse ishte helmuar.
Por pas kësaj deklarate ka reaguar gruaja e tij, e cila thotë se mjekët nuk janë aspak të besueshëm në deklaratën e tyre.
Mjekët pohuan po ashtu se nuk mund të autorizojnë Navalny të transportohet në një spital tjetër jashtë vendit për shkak të “shqetësimit” për gjendjen e tij klinike, por ekipi i deputetit rus pohoi se vonesa ishte për të fshehur praninë e një “substance vdekjeprurëse”.
Kritiku i Kremlinit është në gjendje kome pasi u sëmur nga helmimi i dyshuar në një fluturim të kthimit për në Moskë nga qyteti siberian i Tomsk, tha zëdhënësi i tij të enjten. Avioni më vonë bëri një ulje urgjente në Omsk.
Të Premten, Anatoly Kalinichenko, nënkryetari i spitalit të urgjencës Omsk, tha që mjekët nuk besojnë se Navalny ishte helmuar.
Asnjë helm nuk u gjet në gjakun ose urinën e Navalny, kështu që “ne nuk besojmë se pacienti pësoi helmim,” u tha Kalinichenko gazetarëve vendas në një konferencë shtypi.