×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambasada shqiptare njoftim për emigrantët që jetojnë në Greqi

    Reporteri
    22 Gusht 2020 | 11:04

    Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare një informacion me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin helen.


    Ambasada njoftoi se pasaportat dhe kartat e identitetit ndodhen në ambasadë deri më 31 korrik 2020. Ato do të shpërndahen “pranë hyrjes numër 1 të Ambasadës nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00”.

    Pasaportat mund të tërhiqen edhe përmes postës, duke dërguar një email në adresën consulate.athens@mfa.gov.al me të dhënat personale dhe adresën e saktë. Ndërsa për “tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.

    NJOFTIMI I AMBASADËS

    Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit deri më 31 korrik 2020.
    Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë HYRJES NR. 1 të Ambasadës.
    Ambasada thekson se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00
    “Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: consulate.athens@mfa.gov.al
    1. EMËR MBIEMËR
    2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
    3. KODIN POSTAR
    4. NUMRIN E CELULARIT
    5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT
    Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!