×
  • Sport
  • Sport

    Anulohet ndeshja Lincoln Red Imps – Prishtina, kryeqytetasit pritet ta humbasin ndeshjen në tavolinë

    Reporteri
    22 Gusht 2020 | 13:53

    Pas rasteve të reja me “COVID-19” te FC Prishtina, ndeshja ndaj Lincoln Red Imps është anuluar përfundimisht.


    Kështu u është konfirmuar futbollistëve nga stafi i klubit në Gjibraltar, derisa vendimi zyrtar nga ana e UEFA-s ende nuk është publikuar.

    Në kushte të tilla FC Prishtina pritet ta humbas ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3-0 dhe njëherit të eleminohet nga kompeticioni i Ligës së Evropës, raporton Gazetasheshi.com

    Kjo është hera e dytë për Prishtinën që i ndodh një gjë e tillë, pasi që edhe në udhëtimin e parë kishin rezultuar tetë futbollistë pozitiv dhe ekipi ishte detyruar të bëj prapaktheun brenda ditës.

    Kryeqytetasit kishin huazuar gjithë futbollistët nga ekipet tjera të Superligës, madje kishte ndryshuar edhe stafin, vetëm e vetëm për ta zhvilluar ndeshjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!