Bernard Challandes e vlerëson lartë Vedat Muriqin
Muriqi është njëri nga më të kërkuarit në këtë afat kalimtar dhe sipas raportimeve të fundit ai pritet të përfundojë te Lazio, shkruan Reporteri.net
Bernard Challandes për mediat italiane ka folur për një transferim të mundshëm të prizrenasit te Lazio.
Lazio, Challandes su Muriqi: “Un fighter alla Lukaku” – https://t.co/fN0MmyN6ov –
Lazio, Challandes su Muriqi: “Un fighter alla Lukaku”
Bernard Challandes parla del prossimo bomber biancoceleste: “Tosto e senza paura, lavora per die…— Dalla Serie A (@Dalla_SerieA) August 22, 2020
Tekniku zviceran që udhëheq Kosovën e vlerëson shumë Muriqin si dhe e krahason atë me sulmuesin e Interit, Romelu Lukakun.
“Muriqi është një luftëtar, ai që do të hidhte veten në zjarr për ekipin. Është një lojtar i ngjashëm me Romelu Lukakun”, ka thënë Challandes.
“Unë shpresoj që të nënshkruajë për Lazion, do të ishte një nënshkrim i mirë. Një fat edhe për ekipin tim kombëtar. Djemtë e mi respektohen,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.