×
  • Sport
  • Sport

    E bujshme nga Spanja: Tifozët e Realit duan transferimin e Messit

    Reporteri
    22 Gusht 2020 | 15:49

    Dikur e urrenin, ndërkaq sot e duan në skuadër


    Tifozët e Reall Madridit kanë votuar në një sondazh të El Chiringuito TV dhe aty mund të shihet se 55% do të donin ta shihnin ‘Pleshtin’ në Santiago Bernabeu, shkruan Reporteri.net

    Messi sipas të gjitha gjasave këtë verë do të largohet nga Barcelona ku ka shfaqur shumë pakënaqsi ndaj klubit dhe turpërimi që ia bëri Bayerni[8-2] e ka rritur edhe më shumë dozën e pakënaqësisë.

    Por, në garë serioze për yllin argjentinas janë dy klube deri tani, Interi nga Italia dhe Man City nga Anglia.

    Në ditët në vijim do të mësohet përfundishimt se çfarë do të bëjë Messi me të ardhmen e tij. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!