Pas kualifikimit në fazën e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, Tirana do të jetë nikoqire e ekipit serb, Crvena Zvezda.
Kampionia e Shqipërisë pas triumfit në Gjeorgji ndaj Dinamo Tblisit, do të përballet me skuadrën e Dejan Stankovicit.
Skuadra shqiptare është më e motivuar se kurrë ndaj serbëve të Zvezdës në misionin për kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja në fjalë luhet të martën nga ora 20:00 dhe do të transmetohet edhe në një televizion kosovar.
Bëhet fjalë për “Dukagjinin”, që ka siguruar transmetimin e ndeshjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.