×
  • Lajme
  • Botë

    Tmerr në Greqi: 18-vjeçari përdhunon vëllain e mitur – i afërmi 47-vjeçar filmon ngjarjen

    Reporteri
    22 Gusht 2020 | 23:25

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Rodosit në Greqi. Sipas asaj që raportohet në mediat greke, thuhet se një djalë 18-vjeç ka përdhunuar vëllain e tij më të vogël, 13-vjeçar.


    Ka qenë nëna e djemve e cila ka denoncuar djalin e saj 18-vjeçar për ngjarjen e rëndë të ndodhur. Sipas denoncimit të gruas, fëmijët kanë probleme mendore, ndërsa ngjarja në fjalë është ishte filmuar nga një tjetër i afërm i familjes, 47-vjeçar.

    Denoncimi ndodhi më datë 20 gusht, ndërsa policia ka kryer kërkimet përkatëse në shtëpinë e familjes. Sipas të dhënave nga mediat greke, policia ka sekuestruar dy celularë në shtëpinë e 47-vjeçarit si dhe një laptop, shkruan TCH.

    Policia gjithashtu shkoi në një kasolle, ku u raportua se ndodhi dhunimi por nuk gjeti prova. Për më tepër, ata caktuan një ekspert psikolog, ndërsa urdhëruan edhe një ekzaminim mjekoligjor të fëmijës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!