×
  • Lajme
  • Botë

    Zjarrfikësi vdiq pasi u zhyt në lumë për t’i shpëtuar 3 vajza të vogla

    Reporteri
    23 Gusht 2020 | 8:09

    Një zjarrfikës veteran në Detroit u gjet i vdekur të shtunën pasi u zhyt në një lumë për t’i shpëtuar tri vajza të vogla që po mbyteshin.


    Ekuipazhet e shpëtimit filluan kërkimin në Detroit pasi një 10-vjeçare njoftoi në polici se babai i saj është zhdukur në lumë, tek po tentonte t’i ndihmonte tri vajzat e vogla.

    Sivad Johnson, 48-vjeçar, vendas nga Detroit, kishte qenë zjarrfikës për më shumë se 2 dekada.

    Ai u gjet i vdekur pasditen e së shtunës. Por, raportohet se tri vajzat e vogla janë shpëtuar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!