×
  • Lajme
  • Botë

    Policia po kërkon personin që përqafonte njerëzit për t’ua ngjitur COVID-19

    Reporteri
    23 Gusht 2020 | 10:58

    Policët në Shtetet e Bashkuara janë vënë në kërkim të një personi që ka përqafuar njerëz të cilët nuk i njihte në qendrën “Walmart”, në Massachusetts e pastaj u thoshte: “Tani ju keni COVID!”.


    “Thjesht po të jap një përqafim Covidi”, citohet t`i ketë thënë ai njërës prej viktimave të veta.

    Policia e Massachusettsit ka kërkuar dhe ndihmën e publikut në identifikimin e personit që ka shkaktuar frikë mes popullsisë, shkruan MailOnline të dielën.

    Viktima e gjestit të tij që foli për policët, me vështirësi ka arritur t`i shpëtojë kancerit.

    Ajo u tha efektivëve se burri i ri i kishte larguar gjërat që kishte në dorë, e kishte përqafuar dhe pastaj është larguar duke qeshur.

    Raportohet se përqafime të tilla ai u ka dhënë dhe disa klientëve të tjerë.

    Policia po e kërkon për akuza që shkojnë deri te kërcënimi terrorist. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!