×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmuesit në xhamitë në Zelandë të Re nesër pritet t’i shqiptohet dënimi

    Reporteri
    23 Gusht 2020 | 13:17

    Personit që vrau 51 besimtarë myslimanë në dy xhami në Zelandën e Re, të hënën pritet t’i shqiptohet dënimi, pasi përhapja e pandemisë ka pamundësuar procesin e gjykimit të rregullt ndaj tij.


    Brenton Tarrant akuzohet për 51 vrasje, 40 tentim vrasje dhe për kryerje të aktit terrorist.

    Australianit Tarrant pritet t’i shqiptohet dënimi pasi t’i lejohet të deklarohet në gjyq. Gjykata do të mund të vendosë për burg të përjetshëm, bazuar në veprën e kryer dhe ligjet në Zelandën e Re, raporton Reuters të dielën.

    Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Zelandën e Re ndonjëherë dhe menjëherë kishte nxitur ndryshimin e ligjit, i cili ndaloi përdorimin e armëve gjysmëautomatike me synimin që sulme të tilla të mos përsëriteshin.

    51 persona u vranë gjatë sulmit i cili u transmetua direkt në Facebook, më 15 mars të vitit 2019. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!