Tirana do luajë kundër Crvena Zvezdës në raundin e dytë eliminator në në Ligën e Kampionëve.
Përpara kësaj sfide ka folur trajneri i ekipit serb, Dejan Stankovic.
Ish-lojtari i Interit nuk pret provokime në Shqipëri dhe kërkon fazën e grupeve.
“Kemi edhe dy ditë për të përgatitur sfidën, jemi në momentin që po bëjmë analizën e kundërshtarit. E pamë ndeshjen e tyre në Tbilisi, goli i dytë erdhi gjysmë nga një kundërsulm. Përvoja është e rëndësishme në këtë kompeticion. Duhet të futemi me ide të qarta në 15 minutat e para dhe të studiojmë kundërshtarin. Duhet të hyjmë në lojë për të kontrolluar atë.
Provokime? Shkojmë për të luajtur futboll aty dhe për ne është sport ku do garojmë për rezultat të mirë. Nuk pres gjë tjetër veç futbollit. Jemi mirë taktikisht dhe lamë disa lojtarë pushim për të mos u dëmtuar përpara një ndeshje të rëndësishme si kjo”, tha mes të tjerash Stankovic.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.