×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllet pjesa e parë: Raste, shtylla dhe lëndime, por jo edhe gola

    Reporteri
    23 Gusht 2020 | 21:46

    Ka përfunduar pjesa e parë e finale së Ligës së Kampionëve


    PSG dhe Byaern Munich po luajnë baras 0-0 pas 45 minutave të para, shkruan Reporteri.net

    Neymar pati rastin e parë ku në minutën e 18-të dështoi të shënonte, pasi Neuer priti për mrekulli goditjen e tij.

    Bayerni më pas goditi shtyllën me anë të Lewandowskit si dhe iu dëmtua mbrojtësi Jerome Boateng, i cili u largua nga loja në minutën e 25-të për t’ia liruar vendin Niklas Sules.

    Skuadra më këmbëngulëse në pjesën e parë ishte Bayerni pasi pati raste më shumë si dhe posedimin e topit.

    Francezët më shumë u koncentruan që të luajnë me anë të kundërsulmeve, por nuk shfaqën ndonjë kërcënim serioz në pjesën e parë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!