Stina e verës përveç zjarreve që ka shkaktuar, ka nisur edhe probleme të tjera. Për shkak të thatësirës e temperaturave të larta, është shënuar rënie në nivelin e liqenit të Fierzës.
Mësohet se kuota aktuale është 281 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet kanë zbritur më 70 metër kub ujë në sekondë. Edhe pse në zonë disa ditë më parë, ranë disa rrebeshe shiu sërish nuk mjaftoi që lumenjtë të furnizonin siç duhet liqenin e Fierzës.
Situata e pazakonte hidrike ka detyruar KESH-in që të alternojë punën me Komanin dhe me Vaun e Dejës. Ndërsa pjesa tjetër e energjisë elektrike, rreth 40% e nevojave për konsum, sigurohet përmes importit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.