Në aksin rrugor Bicaj -Kukës në afërsi të Lagjes Gostil të Kukësit një automjet ka aksidentuar mjaft rëndë një fëmijë E.M., 11 vjeç.
Pas aksidentit autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia lokale, përmes zëdhënëses thotë se është vënë në kërkim të tij.
Pas përpjekjes për ta kuruar në spitalin e Kukësit fëmija është nisur me ambulancë drejt Tiranës në gjendje të rëndë.
Njoftimi:
Kukës/Informacion paraprak.
Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës.
Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Fëmia i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /abcnews.al/ /Reporteri.net/