Shifrat nga pandemia po rriten me shumë shpejtësi. Në të gjithë botën numërohen më shumë se 23,4 milionë të infektuar me koronavirus, ndërsa më shumë se 808 mijë kanë humbur jetën.
India arriti një rekord tepër të zymtë dhe nuk po mundet ta frenojë përhapjen e Covid-19. Ky shtet ka mbi 3 milionë të infektuar. Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan mbi 61 mijë raste. Numri i viktimave ka arritur në mbi 57 mijë.
Pak më e qetë paraqitet situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendin më të prekur të globit. Në 24 orët e fundit u konfirmuan 31 mijë raste, duke e çuar numrin e të infektuarve në total në 5,7 milionë. Në 24 orët e fundit në SHBA, 450 persona humbën jetën për shkak të Covid-19.
Më e ndërlikuar duket situata në Zelandën e Re. Qeveria zgjati kufizimet për të luftuar pandeminë në qytetin Okland për shkak të rigjallërimit të koronavirusit. Kryeministrja, Jacinda Ardern, duke e konsideruar vitin 2020 një vit shumë të tmerrshëm, tha se izolimi i 1,7 milionë banorëve do të vazhdojë deri në fund të këtij muaji.
Ndërkohë, edhe Koreja e Jugut po përjeton shtim të rasteve të reja. Për të luftuar këtë dhe për të shmangur një valë të dytë, qeveria po ashpërson rregullat e distancimit social.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.