×
  • Lajme
  • Botë

    Donald Trump nominohet zyrtarisht si kandidat për president nga radhët e Republikanëve

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 20:02

    Republikanët emëruan zyrtarisht Donald Trump për kandidatin e tyre presidencial në nëntor të hënën.


    Emërimi ndodhi teksa Trump zbarkoi në Karolinën e Veriut të hënën, pasi e zbuloi më herët gjatë ditës planin e tij prej 49 pikësh për mandatin e tij të dytë, duke përfshirë një “kthim në normalitet” deri vitin e ardhshëm, shkruajnë mediet e huaja.

    Plani përqendrohet gjithashtu në krijimin e 10 milionë vendeve të reja pune për 10 muaj.

    Trump planifikohet të flasë gjatë orës 10:00 të mbrëmje në katër netët e Konventës Republikane, ku ai do të pranojë zyrtarisht emërimin e tij për të kandiduar për rizgjedhje të enjten në mbrëmje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!