×
  • Lajme
  • Lajme

    Ftesë e re nga Haga, ish-pjesëtari i UÇK-së ftohet për intervistim në Speciale

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 20:20

    Një tjetër ftesë për intervistim nga Haga ka arritur të hënën në Kosovë.


    Këtë herë, Gjykata Speciale thirrje për intervistim i ka dërguar Ziadin Hoxhës, një ish-pjesëtar i UÇK-së, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimin e ka dhënë Hysni Gucati i OVL UÇK-së.

    “Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ziadin Hoxha, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Ziadini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkarkuar Gucati në facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!