×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtja me armë në qendër të Prishtinës, i përfshirë Andi Pajaziti – dosti i Llepotes

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 23:20

    Një ngjarje si në filma ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes midis Prishtinës.


    Dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur me skuter kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj një personi tjetër i cili ka qenë duke dalë nga marketi.

    Personi që ka qenë cak i sulmit i ka thënë Policisë se i ka dëgjuar rreth 5 të shtëna, por nuk është qëlluar.

    Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se personi në drejtim të cilit është gjuajtur është Andi Pajaziti i njohur me nofken “Italiani”.

    Ky emër i njohur për autoritetet e sigurisë në Kosovë.

    Pajaziti njihet edhe si bashkëpunëtorë i Astrit Mehmetit – ‘Llepotës’. Të dy këta ishin përfshirë në rastin e njohur të gjuajtjes me armë ndërmjet dy grupeve para klubit të natës “Duplex”, në mesnatën e datës 9 nëntor të vitit 2019 në Prishtinë.

    Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, shoqërohej bashkë me Astrit Mehmetin dhe Kushtrim Krasniqin kur dyshohen se u doli një problem me rojet e sigurimit të një klubi nate në kryeqytet që përfunduan me sherr fizik e gjuajtje me armë.

    Andi Pajaziti ishte arrestuar disa javë pas incidetit në Duplex, por që ishte liruar më pas. Derisa ‘dosti’ i tij Llepota vazhdon të qëndrojë në arrati. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!