Edhe gjatë kësaj jave do të kemi një valë reshjesh atmosferike të cilat në disa rajone mund të sjellin probleme afatshkurtra për shkak të lagështisë së madhe dhe reshjeve të shumta gjatë tërë verës.
Megjithatë, nga dita e mërkurë mbi rajonin tonë do të depërtojnë masa kryesisht stabile dhe të thata anticiklonike.
Pra, dita e sotme do të karakterizohet me mot mjaft të paqëndrueshëm me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, të cilat do të shpeshtohen dhe pritet të ndërpriten në tërësi nga e mërkura.
Edhe dita e mërkurë do të jetë e freskët por pa reshje atmosferike, ndërsa nga e enjtja në tërë rajonin tonë na pret mot kryesisht me diell dhe me ngritje progresive të temperaturave. Temperaturat maksimale përsëri pritet ta kapin dhe tejkalojnë shifrën 30 gradë Celsius.
Në bregdet reshje ose stuhi afatshkurtra mund të ketë gjatë ditës së martë, ndërsa ditët tjera pritet të jenë kryesisht stabile, me diell dhe të nxehta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.