Një fëmije 3 vjeçar është shpëtuar sot prej një trageti që operon në linjën Rio-Antirio në Patër, Greqi.
Sipas burimeve lokale, vogëlushja ndodhej në një kamërdare, në kohën që u shty nga era në det të hapur.
Ka qenë një udhëtar i tragetit që e zbuloi vogëlushen dhe lajmëroi stafin e tragetit, marinarët e të cilit mundën të shpëtojnë atë.
Vlen të përmendet e fëmija u gjet në mes të distancës prej 1.6 miljesh, dhe drejtimi ishte drejtë gjirit të Korinthit.
Familjarët po e kërkonin në panik vogëlushen ne breg të plazhit aty pranë, dhe pak më vonë kanë qenë rojet bregdetare që ua dorëzuan vogëlushen duke iu treguar seku u gjet fëmija.
Nën shoqërimin e rojës bregdetare dhe të afërmve ajo u dërgua në spitalin e Rios për një kontroll rutinë dhe në vazhdim u dërgua në banesë, pa shenja paniku. Roja bregdetare njoftoi se do të hapë hetime lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Për momentin behet me dije se prindërit e vogëlushes do të thirren për të dhënë shpjegime, ndoshta ndaj tyre do të ngrihet edhe akuzë për braktisje të mituri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.