×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronarja e lokalit në Lipjan sulmon inspektorët pasi u gjobit për mosrespektim të masave anti-COVID

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 10:38

    Një grua, pronare e një prej lokaleve në Lipjan, ka sulmuar inspektorët gjatë shqiptimit të gjobës për mosrespektim të kufizimit të lëvizjes.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në sheshin “Adem Jashari”, në orën 22:45.

    Po ashtu mësohet se e dyshuara është shoqëruar në stacion policior dhe ndaj saj është iniciuar rast.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Nga njësitë policore dhe inspektorët komunal është hasur duke punuar një lokal, gjatë shqiptimit të gjobës kanë hasur në pengesë nga e dyshuara femër kosovare –pronare e lokalit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!