Frika se gjatë ndeshjes së sotme mes Tiranës dhe Crvena Zvezda mund të përsëritet skenari i dronit si në Beograd 6 vjet më parë, ka bërë që policia të ndërhyjë për të bllokuar valët e celularëve.
Nuk do të lejohet grumbullimi i tifozëve ndërkohë që dje policia bëri me dije rrugët që do të bllokohen.
Crvena Zvezda do të përballet sot në orën 20:00 në “Air Albania” me Tiranën për turin e dytë të Uefa Champions League.
Ndonëse në një stadium të boshatisur për shkak të pandemisë, rreth 500 forca policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes së sotme. Ndërkohë, përplasjet në distancë mes tifozërive përmes rrjeteve sociale, nuk kanë munguar duke ndezur takimin mes serbëve dhe kampionëve të Shqipërisë.
Trajneri i ekipit serb, Dejan Stankoviç gjatë konferencës për mediat një ditë më parë tha se, e dinë se ccfarë u pret dhe për këtë kanë marrë masat.
“Çdo gjë varet nga ne. Nuk duhet të nxitojmë, të dalim përpara gradualisht dhe të fitojmë ndeshjen. Unë kam ardhur të luaj futboll dhe nuk me intereson asgjë tjetër.
Me vjen keq që luajmë pa tifozë dhe shpresoj që sa me shpejt kjo situatë të përfundojë. Faktin që luhet me ndeshje teke ka ndikim, por ne jemi të përgatitur për këtë ndeshje dhe kemi besim. Mendoj se për Tiranën di mjaftueshëm. Mendoj që është një ekip kompakt dhe i shpejtë”, deklaroi ish-lojtari i Interit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.