×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi ende vajton rrëzimin e qeverisë Kurti, thotë se Isa Mustafa ka mbetur i vetëm

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 15:15

    Ish-zv.kryeministri Haki Abazi assesi nuk po mund të pajtohet me faktin që Lëvizja Vetëvendosje nuk është ende në pushtet. Ai po vazhdon të vajtoj rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërsa tani po i mbanë dertin se në ç’gjendje politike është kreu i LDK-së, Isa Mustafa.


    Për këtë të fundit, Abazi thotë se ka mbetur i vetëm, pasi ka shkelur vullnetin e qytetarëve me rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga VV, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Isa Mustafa e ka kuptuar tani që ka mbetur i vetëm, sepse ka shkelur vullnetin qytetarë, rrëzoi qeverinë legjitime, ka shkelur mbi të gjitha parimet e demokracisë, është bërë sinonim i lojrave të ndyta, e ka goditur nën brez partnerin e përzgjedhur nga vota demokratike. Fitoret e Pirros nuk janë zotësi politike!

    Sot qenka kujtuar se duhet bashkëpunim dhe koordinim, dhe se qenka e rëndësishme që të kemi unitet.

    Aty ky e ka futur veten dhe servilet e tij është vështirë me dal në fytyrë. E për bashkërëndim duhet shkuar në zgjedhje se në demokraci vendos sovrani kush duhet të udheheqë me proceset jo teket e individëve.

    https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157352032010718

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!