×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Vuçiq do të kërkojë të drejta specifike për serbët e Kosovës

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 15:24

    Ramush Haradinaj është i prerë në qëndrimin e tij për president të Kosovës, në të kundërt vendi shkon në zgjedhje të reja.


    Në një intervistë për Abc News, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh se çdokush nga partitë e koalicionit qeverisës në Kosovë mund ta çojë vendin në zgjedhje.

    Po ashtu, Haradinaj tha se ka njohuri mbi draftin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Vuçiç do të kërkojë përmes saj të drejta specifike për serbët e Kosovës.

    “Për mendimin tim është opsion. Zgjedhjet janë opsion Nëse këtë nuk e arrij, në këtë rast dhe vetëm me mbetë në përkrahje të agjendave që na i caktojnë të tjerët, të vendimeve që i marrin kolegët e mi, për të cilat unë jam vëzhgues, pastaj me marrë barrën me i mbrojt ato dhe me i zbatu, preferoj me shku në zgjedhje. Pra është një opsion më real”, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!