×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambasadorja amerikane e mahnitur nga Jugu i Shqipërisë: Ndalova për të pirë raki në Dhërmi

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 15:58

    Në këto ditë vere, perlat natyrore të Jugut të Shqipërisë po i shijon edhe Ambasadorja amerikane, Yuri Kim.


    Ajo ka vizituar dje Dhërmiun pasi thotë se ka arritur në fshat në muzg për të kaluar dhe mbrëmjen teksa mësoi se si po restaurohet tashmë venbanimi që shtrihet buzë detit jon.

    Kim ka qenë nën shoqërinë e grave të fshatit, për të cilat thotë se e mirëpritën dhe kishin edhe humor.

    Statusi i Yuri Kim:

    Shëtitje në muzg në Dhërmi. Mësova se si fshati po restaurohet. Ndalova për raki & kafe duke admiruar pamjen.

    Zonjat që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ato kishin humor – ato nxorën gliko & liker dhe histori të shkëlqyera.

    Një zonjë madje më tregoi shtëpinë e saj dhe pastaj më mbushte duart me fiq të thatë për t’i ndarë. Faleminderit njerëzve të Dhërmiut për mikpritjen tuaj dhe që më treguat zemrën e vërtetë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!