×
  • Lajme
  • Lajme

    Testi serologjik e konfirmon se Time Kadrijaj ka qenë e infektuar me COVID-19

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 16:03

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka njoftuar se në rezultatin e testit serologjik është konfirmuar se ka qenë pozitiv me COVID-19.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kadrijaj thotë se pas shfaqjes së simptomave dhe shqetësimeve shëndetësore, iu nënshtrua testit RT PCR, por rezultoi negativ, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka njoftuar se gjatë kohës sa kishte simptoma ka qëndruar në vetizolim.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Qytetarë të nderuar,
    Para tre javësh kisha disa simptona dhe shqetësime shëndetësore dhe si zakonisht në këtë periudhë menjëherë mendja na shkon tek virusi Covid 19.
    Menjëherë jam konsultuar me Dr. Sali Ahmetaj, i cili më udhëzoi të bëj testin për Covid 19.
    Pas rezultateve të testit rezultova negativ, por qëndrova në vetizolim për shkak të simptomave që kisha, dhe jam trajtuar me terapi.
    Gjatë kësaj periudhe, kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me Dr. Sali Ahmetin, Dr. Haxhi Ibishin dhe shumë kolegë të tjerë dhe jam trajtuar sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të tyre.
    Në veçanti dua të falënderoj Drejtorin Dr Selman Berisha dhe Stafin e QKMF-së në Deçan për organizimin dhe për trajtimin e pacientëve të infektuar dhe të dyshuar me Covid-19, duke i’u ofruar shërbime nëpër shtëpi.
    Kjo formë e organizimit duhet të jetë model edhe për komunat e tjera.
    Tash pas kaq ditësh izolim e trajtim e përsërita testin serologjik dhe aty u konfirmua qe kam qenë pozitiv me Covid-19.
    Tani jam plotësisht e shëruar dhe kam një apel për të gjithë: Mos e neglizhoni po trajtohuni në mënyrë që sa më lehtë t’a kaloni këtë sëmundje.
    Mbroni veten dhe të tjerët, respektoni udhëzimet dhe rekomandimet e IKSHP-së.
    Plotsisht e shëruar!
    TK /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!