×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Etem Arifi në arrati, familjarët thonë se ndodhet jashtë Kosovës

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 17:32

    Deputeti nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Etem Arifi, është larguar nga Kosova pasi ndaj tij Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar flet arrest.


    Ai është dënuar me burgim prej 1 viti e 3 muaj për veprën penale mashtrim me subvencione. Dënimi ndaj Arifit u konfirmua nga Gjykata Supreme në janar të këtij viti.

    Megjithatë, askush nga familjarët e tij nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje. Edhe organet e rendit ende nuk i kanë rënë në gjurmë vendndodhjes së Arifit.

    Policia e kërkoi disa herë, por nuk e gjeti në shtëpi deputetin Arifi.

    “Policia e Kosovës në momentin që ka pranuar vendimin e Gjykatës për arrestim të personit në fjalë. Menjëherë ka ndërmarr masat për me egzekutu. atë vendim. E kemi kërkuar disa herë në shtëpinë e tij, nuk është gjet sipas familjarëve është jashtë vendit. Njësitë policore kanë bërë raport dhe të njëjtin e kanë dërguar në gjykatë për me njoftu dhe për me pa për veprimet e mëtutjeshme”, tha Ahmeti.

    Pengesë për Policinë për ta futur prapa grilave Arifin, është edhe mos anëtarësimi në Interpol.

    “Padyshim që na e kemi thënë shumë herë që mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol paraqet pengesë në komunikim me policitë të shteteve të ndryshme. Ne kemi me disa shtete bashkëpunim bilateral, mirëpo vërtet mungesa e të qenit anëtar të Interpolit paraqet hendikep të madh në kryerjen e detyrave tona”, shtoi Ahmeti.

    Mos shkuarja në vuajtje të dënimit, Arifit ia mundësoi që të votonte për mosbesimin e Qeverisë Kurti.

    Po ashtu deputeti, edhe pse i dënuar, e hodhi voton pro formimit të Qeverisë Hoti.

    Për këtë çështje, Vetëvendosje ka kërkuar interpretim nga Gjykatës Kushtetuese./objektiv/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!