×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi i përgjigjet LDK-së: Emri i presidentit kalon edhe kah zyrat e AAK-së

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 17:48

    Selim Selimi, ministër i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, pasi ky i fundit kur ka folur për punën e presidentit, ka thënë se pozita e presidentit kalon nëpër zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Selimi i ftuar në FRONTAL të T7, ka thënë se deklarata e Hazirit është korrekte, derisa ka shtuar se çdo emër për president kalon nëpër zyrat e LDK-së, AAK-së e Nismës.

    “Deklarata e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit është korrekte. Sepse çdo emër për president kalon nëpër zyrat e LDK-së ashtu siç kalon edhe nëpër zyrat e AAK-së, e edhe në zyrat e Nismës”, ka thënë Selimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!