Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, reagon ndaj deklaratës së Dr. Ilir Tolaj, i cilia ka hedhur disa akuza të rënda ndaj kolegëve të tij duke thënë se numri i vdekjeve nga Covid-19 po vjen nga pakujdesia në QKUK dhe nga trajtimi joadekuat në kujdesin intensiv, shkruan Reporteri.net.
“ShSKUK, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se trajtimi i pacientëve me Covid nga profesionistët shëndetësorë po bëhet konform protokollit për trajtim të rasteve Covid të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe shoqatat profesionale mjekësore që kanë hartuar protokolle specifike për trajtim të rasteve të tilla”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Ata thonë se këto akuza vijnë nga një njeri që për vjet të tëra nuk është i kyçur në sistemin shëndetësorë në vend dhe nuk ofron shërbime për pacientët.
“Ai akuzon mjekët, në vend se të mbështeste punën e tyre të mbingarkuar, duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre, në çdo moment të punës, madje disa nga mjekët kanë vdekur në shërbim të pacientëve”, është thënë reagim.
ShSKUK, siguron qytetarët e Republikës së Kosovës, se do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për të gjithë pacientët që kanë nevojë për të marrë shërbime shëndetësore, duke respektuar protokollet që janë në fuqi./Reporteri.net
https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2679405532376236