×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti gjerman: S’pres marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi në takimin e Washingtonit

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 20:23

    Kosova dhe Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtator.


    Kosova po këmbëngul në njohje reciproke ndërsa Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim.

    Eksperti gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, është shprehur skeptik nëse ky takim në Washington do të sjellë marrëveshjen përfundimtare, raporton RTV Dukagjini.

    Weber thotë se Administratës Trump i kanë mbetur më pak se dy muaj mandat dhe sipas tij vështirë të arrihet marrëveshje.

    Eksperti për Ballkanin Perëndimor e sheh si të mundshme praninë e Presidentit Trump në këtë takim.

    Delegacioni i Serbisë i ka quajtur si të pavërteta pohimet se në SHBA do të negociohet për njohje reciproke.

    Ata po insistojnë se duhet të zbatohen disa marrëveshje të arritura në Bruksel e sidomos ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!