×
  • Sport
  • Sport

    Veprim i çuditshëm i Messit: Në këtë mënyrë e njoftoi Barcelonën për vendimin e largimit nga klubi

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 21:09

    Leo Messi do të largohet nga Barcelona


    Ky lajm ka bërë bujë të madhe mbrëmjen e sontme pasi pak kush besonte se do të vinte një moment i tillë, shkruan Reporteri.net

    Por, ‘Pleshti’ vendimin për largimin nuk ia ka thënë në sy drejtuesve të klubit, por ka përdorur një tjetër metodë.

    Messi e ka dërguar një letër me fax te Barcelona duke kërkuar përfundimin e kontratës së tij.

    TyC mediumi argjentinas ishte i pari që e dha lajmin duke shkruar:

    “Leo Messi e ka informuar klubin katalunas se dëshiron të largohet nga ekipi. Ai do të përdor klauzolën e kontratës së tij që i lejon atij të përfundojë në mënyrë të njëanshme në fund të çdo sezoni”

    Dy klubet favorite për të nënshkruar me Messin janë Interi dhe Manchester City. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!