Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, ka deklaruar se në luftën e Koshares, Serbia ka pasur humbje të mëdha të ushtarëve.
Ai ka thënë në Kanal10 se në Koshare janë vrarë 1 mijë e 800 ushtarë serbë.
“Serbia ka deklaruar se ka humbur 108 ushtarë serbë në Koshare, por e vërteta është se në atë betejë janë vrarë 1 mijë e 800 ushtarë serbë”, ka theksuar Berisha.
Siç ka thënë ish-komandanti i UÇK-së, në betejën e Koshares kanë marrë pjesë 10 mijë forca ushtarake serbe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.