Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka kritikuar kreun e VV-së, Albin Kurti, se për kalkulime politike ka rrëzuar partneritetin qeverisës me LDK-në.
Ajo thotë se Kurti gaboi kur veproi në atë mënyrë.
“Lideri i VV-së abstenoi nga detyra. Të gjithë duhet ta dijmë për Kosovën kemi përgjegjësi dhe askush s’mund ta detyrojë sot që të pranojmë gjëra që nuk duhet t’i pranojmë. Nuk është dashur të tërhiqet Kurti nga përgjegjësitë e veta”, tha Kurti në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Ajo tha se VV ka bërë kalkulime të sakta për t’u tërhequr nga qeverisja, por sipas saj ajo që ka ndodhur është gabim total. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.