Një vajzë shqiptare e moshës 4 vjeçare ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në Genova të Italisë.
Sipas medieve italiane, prindërit e vajzës ishin në punë dhe e kishin lënë atë nën kujdesin e një të afërmeje, një kushëriri 13 vjeçar dhe vëllait të saj 5 vjeçar.
Sipas rrëfimeve të fëmijëve të tjerë, ndërkohë që ishin duke luajtur, vajza 4 vjeçare ishte larguar duke i lënë ata vetëm.
Fëmija u gjet pa frymë nga mjekët dhe pas tentativave të mantelbardhëve, u rikthye në jetë e më pas u dërgua me helikopter në spitalin Gaslini. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.