Teksa zgjedhjet në Mal të Zi po afrojnë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka dalë në mbështetje të Presidentit malazez, Milo Gjukanoviq dhe Partisë Demokratike të Socialistëve.
Kryeministri shqiptar bëri një video mesazh mbështetjeje për Partinë Demokratike të Socialistëve, ku ai u drejtohet në anglisht, por në një moment ai flet edhe në gjuhën malazeze, ku thotë: “Vendosmërisht për Malin e Zi”, që është edhe slogani i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Socialistëve. Tutje, Rama shton: “faleminderit, i dashur Milo, që ekziston”.
Rama thotë se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë një lidhje të veçantë, shkruan Reporteri.
“Nuk do e bëja këtë nëse nuk do e ndeja thellësisht lidhjen e veçantë midis dy vendeve vëllazërore, partive tona simotra, dhe e them për të gjithë ju nga ana ime dhe e Milo Gjukanovic, për rëndësinë e madhe që ka për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin, mbi vendimin që malazezët duhet të marrin në ditët që vijojnë. Do doja të flisja në gjuhën tuaj por di shumë pak, dua të falënderoj Milon që ekziston, jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë e Kosovën dhe të gjithë rajonin”, thotë ai ndër të tjera.
E ndaj kësaj videoje të Ramës ka reaguar edhe ish presidenti Bujar Nishani. Nishani ka thënë se është e turpshme fakti që kryeministri i Shqipërisë bën thirrje zyrtare që në Malin e Zi të votohet partia malazeze, kur shqiptarët atje garojnë me koalicionin e tyre për një përfaqësim sa më të madh në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Malin e Zi.
Postimi i tij:
Kryeministri i Shqipërisë bën thirrje zyrtare që në Malin e Zi të votohet partia malazeze, kur shqiptarët atje garojnë me koalicionin e tyre për një përfaqësim sa më të madh në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Malin e Zi.
Kjo nuk është thjesht një lajthitje, se lajthitja është vepër e atyre që flasin e mendojnë në “jerm”.
Shqiptarofobi i Tiranës nuk ngurron të përdhosë dhe figurën e Ismail Qemal Beut i cili themeloi Shtetin Shqiptar dhe jo ndonjë shtet tjetër.
Pozicionimi politik i shqiptarëve në Malin e Zi për bashkëqeverisje me socialdemokratët malazes është vendim i drejtë dhe i duhur, por;
Të dashur bashkëkombas, injorojeni shqiptarofobin e Tiranës që injoron shqiptarët në Malin e Zi.
Votoni masivisht dhe votat tuaja veç për koalicionin e partive shqiptare.
Sa më e fuqishme përfaqësia e shqiptarëve aq më i sigurtë interesi i shqiptarëve atje, aq më e sigurtë liria, drejtësia dhe prosperiteti i Malit të Zi
https://www.facebook.com/288438424538934/videos/311713083386891/?__xts__%5B0%5D=68.ARA1X2psJGIHQ78T7akQY94f-TXDsSZU1KXr6d0OnbtY3-nl13eJnkhULPMcbuqqyEKZxEAZA_mt7dZGqADjEDzyKzRXmjOW6k2EIkIRiKZHN1EObSOhQKFAqjgsUkrFsvxq3dc2R8u7RifJTslwsItPmmjGfyfaGcJHE4PB-pmpKq-V_6jfpSBKFlECHHqyQ4XfymRapIcTAHpSF-sXBAq3JS0TuuGXM4XbmAzdmeQ2XOsf-A69WdThpi85uWFx9ehWgard7PnQaao5WORFSzXuccgddjD_qU-PWStMhCHlGdjoExidbMYcd_y2AHwyOLBknieamdeWuK6BJm1XzXB49KTdHatbKDABOQ&__tn__=-R