Rreth njëzet mijë protestues ishin në qendër të Berlinit në fillim të gushtit, duke u ankuar se masat anti-coronavirus, të tilla, si vendosja e maskës në fytyrë, shkelnin të drejtat dhe liritë e tyre.
Organizatorët e marshit, të cilët pretenduan se kanë mbështetjen e 1.3 milion njerëzve, vendosën të mbanin një protest tjetër nën flamurin “Rally for Freedom”. Por autoritetet e Berlinit tani e kanë ndaluar atë, raporton BBC.
Duke përshëndetur vendimin, senatori i brendshëm i Berlinit, Andreas Geisel tha se marshuesit e 1 gushtit injoruan qëllimisht rregullat anti pandemi – distanca sociale dhe mbulimi i fytyrës, transmeton Telegrafi.
“Ky nuk është një vendim kundër lirisë së tubimit, por një vendim për t’u mbrojtur nga infektimi”, tha ai.
Geisel nuk ishte i gatshëm të lejonte “mohuesit e coronavirusit” dhe grupet e ekstremit të djathtë të abuzonin me Berlinin.
Pandemia e COVID-19 e Gjermanisë ka shkaktuar më pak viktima sesa në vendet e tjera të Evropës Perëndimore, me 9.280 vdekje të regjistruara.
Por infeksionet janë rritur në javët e fundit dhe qeveria ka zgjatur ndalimin e hyrjes të qytetarëve të 160 vendeve jashtë BE-së deri më 14 shtator. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.