Thellohet tragjedia në Durrës. Pas babait, ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit edhe vajza 9-vjeçare.
Babë e bijë ishin futur për t’u larë në det. Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Rrushkullit.
Më herët ndërroi jetë 44-vjeçari, ndërsa vajza u dërgua në spitalin e Durrësit. Fatkeqësisht vogëlushja nuk ka arritur të mbijetojë.
“Në lidhje me informacionin e më sipërm ku humbi jetën duke u larë në det shtetasi Dh.B.,44 vjeç, ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës edhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe”, njoftoi policia. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.