×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së thotë se VV me refuzimin e Hotit, po refuzon detyrat që ka ndaj vendit

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 20:13

    Pas refuzimit të ftesës së kryeministrit Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje për të qenë pjesë e takimit të 4 shtatorit në Washington, ka reaguar deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri.


    Ajo ka thënë për se mospranimi i ftesës nga Lëvizja Vetëvendosje është gabim, sikur edhe që ka gabuar dhe nuk është në qeverisje.

    “Ajo hatërmbetja e inati në politikë vërtetë gjithmonë është i dëmshëm në raport me vendin, në këtë rast Vetëvendosja sikur shumë gabime që ka bërë ndër ato edhe që sot nuk është në qeverisje”, tha ajo.

    Ajo konsideron se refuzimi i ftesës nga VV, është një ndër gabimet që i kushton shumë vendit tonë.

    Gaxherri tha se këto ftesa po bëhen për faktin, se vendi po kalon në momente të rëndësishme.

    “Një refuzim i tillë është refuzim ndaj obligimeve dhe detyrave që kemi ndaj vendit”, tha ajo për Blic. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!