×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e Karaçevës kërkojnë që çështja e tyre të jetë pjesë e diskutimeve në Washington e Bruksel

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 20:21

    Banorët e fshatit Karaçevë e poshtme e Kamenicës, fshat i cili ndodhet në brezin kufitar në të cilin shpesh hyjnë forcat serbe, kanë kërkuar nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës që problemi i tyre të diskutohet edhe në takimet në Washington e Bruksel, shkruan Reporteri.


    Ata i kanë shkruar letër presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Avdullah Hoti, kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe koordinatorit për dialog, Skender Hyseni.

    “Bashkësia Lokale e fshatit Karaqevë duke e parë problemin në brezin kufitar Karaqev qe ky problem qe nga viti 2001 e deri me sod ku serbia po pretendon ta shkputë këtë pjesë të Karaqeves-teritorit të Repulikës së Kosovës kërkojmë që takimet Bruksel që mbahen në muajin gusht si dhe ne shtator ne Ëashington të trajtohet ky problem i brezit kufitar dhe të qitet në tavolinë të bisedimeve Kosovë-Serbi”, thuhet në letrën e tyre.

    Ata kanë kërkuar nga Brukseli dhe Washingtoni që të trajtohet ky problem dhe të ndalet hyrja e xjandarmërisë e ishtrisë serbe.

    “Mbesim me shpresë që edhe faktori ndërkombëtar si Brukseli, Washingtoni, Neë Yourk, Boni, Parisi, Londra, Gjeneva të na mbështesin në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”.

    Që nga viti 2001 në këtë fshat vazhdimisht hyjnë forca të policisë e ushtrisë serbe, gjë që trembin banorët e fshatit. Ky fshat ka filluar të braktiset shkaku i provokimeve të vazhdueshme nga Serbia.

    Kujtojmë që muajin e kaluar forcat e xhandarmërisë serbe u futën thellë në territorin e Kosovës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!