Gati një muaj pasi Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi kishte shkarkuar ekipin “Njësive Zbatuese të Projekteve”, duke larguar nga puna 20 profesionistë, i njëjti ka marr vendim për krijimin e një ekipi të ri të kësaj njësie.
E sipas një deputeti të AAK-së, rithemelimi i të njëjtës Njësi Zbatuese të Projekteve radhe është bërë me militantë të LDK-së.
Deputeti Bekë Berisha shkon ma larg sa i quan ata edhe servilë.
“Ministri Abrashi me 24 Korrik ka shfuqizuar vendimet për themelimin e Njësive Zbatuese te Projektit (NJZP) dhe vendimet për transferimin e zyrtareve si dhe ka pushuar veprimtarin e këtyre njësive. Me këtë vendim, ai ka larguar nga puna ne kohe pandemie 20 zyrtare te këtyre njësive, për me tepër, dje me 25 Gusht ai ka ri-themeluar po te njëjtat Njësi Zbatuese te Projekteve por kësaj radhe me militant LDK-s dhe servil te tjerë te afërt me të”, ka shkruar Berisha në facebook.
https://www.facebook.com/beke.berisha.7/posts/4937491319610060
Ndryshe, më 04 gusht të këtij viti, me vendim të Ministrit të Infrrastruktures ishte shuar Njësia zbatuese e Projektit “Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, “Zgjerimi i hyrje-daljeve në Ferizaj, Prizren dhe Gjilan”, Zhvillimi i projektit të Autostradës Istog-Pejë-Deçan, Gjakovë, Prizren”, ndërtimin e autostradës Kjievë-Zahaq, shkruan Reporteri.net.
Rrjedhimisht, më këtë vendim Ministria e Abrashit ka larguar nga puna 20 të punësuar në këtë ekip për zbatimin e projekteve nga fondet huamarrëse nga BERZH.
Por, nuk u deshën më shumë se 22 ditë më vonë, pra sot që ministri Abrashi të rithemelojë Njësinë Zbatuese të Projektit (NJZP) duke i zëvendësuar 20 punonjësit e larguar nga puna me vetëm gjashtë 6 të tjerë. /Reporteri.net/.