×
  • Lajme
  • Botë

    Incidenti i superfuqive në Siri: 4 ushtarë amerikanë lëndohen pas përplasjes me konvojin ushtarak rus

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 22:06

    Disa trupa amerikane u plagosën në një përplasje me ushtrinë ruse në lindje të Sirisë të martën, raporton CNN.


    Burimet thonë se dëmtimet u shkaktuan kur njëra prej automjeteve ruse siç duket u përplas me paramendim me automjetin amerikan duke bërë që ekuipazhi të pësonte “lëndime nga tronditjet”.

    Raportet fillestare tregojnë se katër amerikanë mund të jenë dëmtuar.

    Zyrtarët thanë që një helikopter ushtarak rus fluturoi i ulët dhe shpejt mbi këtë zonë, taktikë kjo që përdoret shpesh nga forcat ushtarake për të shpërndajë personelin në tokë.

    Megjithë udhëheqjen ushtarake amerikane në nivelet më të larta duke qenë të vetëdijshëm për incidentin brenda një kohe të shkurtër të ndodhjes së tij, Pentagoni ende nuk e ka pranuar publikisht që amerikanët u lënduan, thonë zyrtarët.

    Kjo besohet të jetë hera e parë që trupat amerikane lëndohen nga një takim me forcat ruse, edhe pse takime të tilla kanë ndodhur shpesh në Siri, për shkak se këta të fundit mbështesin regjimin sirian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!