Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, duke u thirrur në presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe të dërguarin e tij, Richard Grenell, rrëzoi qeverinë e Albin Kurti, ndërsa me këtë u bë pjesë e fushatës që po zhvillohet në SHBA.
Sipas saj, kjo e bën të pashmangshëm shkuarjen në takimin e 4 shtatorit në Uashington.
“Unë nuk pres diçka të madhe nga takimi i Uashingtonit”, ka thënë ajo, duke shtuar se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka, siç ka thënë ajo, legjitimitet të udhëheqë procesin e dialogut.
“Është hera e parë që në SHBA ka një qasje të ndarë karshi Kosovës, dhe hera parë që mbajmë anë, prandaj çka nësë në zgjedhjet atje ndërrohet administrata”, është shprehur Kusari Lila në Kanal10.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.