×
  • Lajme
  • Lajme

    492 vdekje e 12 mijë e 840 të infektuar që nga paraqitja e COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 23:50

    Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë, por situata ka filluar të qetësohet pak.  Në 24 orët e fundit janë raportuar katër viktima si pasojë e coronavirusit, numri ky më i vogël krahasuar me ditët e kaluara.


    Aktualisht numri i personave që kanë humbur betejën me Covid-19, të cilët sipas IKSHPK-së kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ka shkuar në 492.

    Ndërkohë edhe numri i pacientëve që janë shëruar po vazhdon të rritet, tashme kemi rreth 9 mijë të shëruar nga Covid-19.

    Ndërsa raste aktive po vazhdojnë të mbesin edhe 3 mijë e 406.

    Që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para me Covid-19, në vendin tonë janë testuar 48 mijë e 743 mostra të dyshuara, që prej tyre 12 mijë e 840 kanë rezultuar pozitive.

    Ndër komunat me të prekura nga Covid-19 po vazhdon të mbetet Prishtina.

    Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masash. Tashmë qytetarët nuk mund të dalin pa maska në qytet. Në disa qytete vazhdon të jetë e kufizuar lëvizja nga ora 22:30 e deri në ora 05:00.

    Kuvendi i Kosovë ka miratuar edhe ligjet anti-covid që janë dekretuar nga presidenti dhe sot kanë hyrë në fuqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!