×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes doktori dhe humanisiti nga Maqedonia

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 8:55

    Mbrëmë ka vdekur njëri prej mjekëve të njohur në Tetovë, humanisti dhe intelektuali, Dr. Femi Demiri.


    Lajmi është dhënë në faqen zyrtare të Universitetit të Tetovës në Facebook.

    Njoftimi i plotë:

    Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për shkencat mjekësore dhe sistemin shëndetësor, sidomos në këtë përiudhë pandemie.
    Opinioni i gjerë në vendin tonë, doktor Femiun do ta kujtojë për ndihmën e ofruar shëndetësore në Sonatoriumin special të fshatit Leshkë, kontributin e tij si humanist, intelektual dhe punonjës i devotshëm.

    Në cilësinë e doktorit specialist pneumoftiziolog, Dr. Demiri, viteve të fundit ka qenë i angazhuar edhe në Universitetin e Tetovës, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë ku edhe ka ligjëruar lëndët: Mjekësi interne, Mjekësia e punës, Astma dhe alergjitë.

    Në këto momente të dhimbjes, në emër të Universitetit të Tetovës, profesorëve dhe studentëve tanë, u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së tij, kolegëve, miqve dhe mbarë opinionit publik.

    Dr. Femiu, do të mbetet gjithnjë në kujtesën tonë si koleg i respektuar dhe mik i dashur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!