×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Austria për trafikim të narkotikëve

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 12:43

    Policia në Shqipëri ka arrestuar një 26-vjeçar në Tiranë, i cili kërkohej nga drejtësia austriake.


    Gersi Halili është kapur nga njësia e posaçme e kërkimit “Fast” që në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative zbuloi vendndodhjen e tij.

    Halili u gjet në lagjen “Ali Demi”, tek tregu elektrik ku kishte marrë me qira një banesë. I riu me origjinë nga Peshkopia, por që kishte shtetësi austriake kërkohej për trafik narkotikësh.

    Policia e Shtetit thotë se po vijojnë procedurat për ekstradimin e Halilit drejt Austrisë ndërsa maksimumi i dënimit për veprën penale të tij është deri në 15 vjet. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!